Qeveria dhe VV s’dëgjojnë për shqetësimet rreth Ligjit për KPM, e miratojnë në Komisionin për Administratë

Pavarësisht vërejtjeve edhe shqetësimeve nga organizatat që përfaqësojnë mediat e nga opozita, deputetët e pushtetit në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal i ka dhënë përkrahje projektligjit të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KMP).

Pro këtij vendimi kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje; Valon Ramadani, Nijazi Isaku, Fitim Haziri dhe Besim Muzaqi si dhe Fidan Jilta nga Partia Demokratike Turke e Kosovës.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri është larguar nga salla e komisionit, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani nuk ka marrë pjesë në votim edhe pse ishte i pranishëm.

Këshilli i Mediave të Shkruara (KMSHK), Asociacioni i Gazetarëve (AGK) dhe organizatat evropiane të specializuara në fushën e mediave kanë kërkuar që Qeveria të tërhiqet nga ky projektligj, në të cilin parashihet që mediat online të futen nën mbikëqyrjen e tij. Përfaqësues të këtyre organizatave kanë vlerësuar nëpërmjet një konference shtypi, se kjo paraqet tentim të Qeverisë për t’i futur mediat nën kontroll shtetëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *