Keqpërdorimi i pozitës zyrtare nuk lë pa prekur as inspektorët. Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur në një pikë doganore, ku dyshohet se inspektorët po marrin ryshfet nga importuesit, raporton Gazeta Neutral.
Një pronar i një biznesi i cili importon produkte, në kushte anonimiteti ka rrëfyer për Gazeta Neutral se në një pikë doganore është detyruar të ju ofrojë ryshfet inspketorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës.
Sipas burimit, dhënia e ryshfetit varion nga 50 Euro deri në 100 Euro.
“Pagesa është 50 Euro për një inspektor. Zakonisht aty janë dy shiqime, e që i bie në total 100 Euro për import. Normal që kjo më dëmton si biznes se gjithmonë po duhet me i pas do pare të gatshme për me i jep në doganë”, u shpreh ky burim.
Po ashtu, të njëjtën ankesë kanë edhe disa biznese të tjera të cilat thonë për Neutral-in se po bllokohen lëndët me qëllim të marrjes së mitos.
Gazeta Neutral është në pritje të përgjigjeve nga institucionet përgjegjëse.