Stafi tokësor i disa kompanive të Lufthansa-s janë në grevë që prej orës 4 të mëngjesit. Kompania ajrore ka anuluar një numër të madh fluturimesh të planifikuara për sot.
Stafi tokësor i shoqërisë kombëtare gjermane të fluturimeve Lufthansas në aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut ka nisur një grevë. Vetëm rreth 10-20% e fluturimeve pritet të kryhen në këto aeroporte. Midis 80 dhe 90% të rreth 1000 fluturimeve të planifikuara për të mërkurën, nuk do të kryhen, për shkak të veprimeve të stafit tokësor.
Qendrat më të mëdha të Gjermanisë për sa i përket vëllimit të pasagjerëve, Frankfurti dhe Mynihu, janë goditur më rëndë. Por edhe Hamburgu, Berlini dhe Dyseldorfi janë aeroporte gjithashtu të prekura.
Lufthansa bëri të ditur që pasagjerët të mos shkojnë në aeroporte për të riprenotuar fluturimet, pasi sportelet e riprenotimit janë pa personel.