Pesë persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se në aksident ishte e përfshirë vetëm një veturë.
“Në ora 17:23, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën Arbër Xhaferi, drejtimi Lipjan-Ferizaj. Nga vendi i ngjarjes policia njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë dalë pos njësive policore edhe ndihma emergjente mjekësore dhe një ekip i zjarrfikësve”- tha Krasniqi.