Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet nesër në ora 21:00, ka njoftuar Radio Televizioni i Serbisë.
Për këtë televizion këtë e ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçq.
Serbia i ka dorëzuar dje një kërkesë misionit të Guajanës për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të situatës në Kosovë, sidomos pas rregullores së BQK-së për dinarin dhe mbylljen e disa zyrave paralele të Serbisë në Kosovë.
Sipas Serbisë gjendja në terren në Kosovë “nuk është në përputhje me rezolutën 1244.
Ende nuk dihet nëse seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë e hapur për publikun.