Një person ka raportuar se pasi ka shkuar në oborrin e shkollës ka parë një grua duke i rrahur fëmijën e tij, më pas i njëjti është sulmuar nga e dyshuara dhe nëna e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:40 në Fushë Kosovë.
Tutje bëhet e ditur që viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pasi ka shkuar në oborrin e shkollës ka takuar të dyshuarën femër kosovare, duke i sulmuar-rrahur fëmijën e tij, më pastaj i njëjti është sulmuar nga e dyshuara dhe nëna e saj, e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.