Një mërgimtarë e ka gjetur shtëpinë boshe pasi është kthyer nga Perëndimi, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë, persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, aty kanë vjedhur orendi shtëpiake dhe pajisje amvisërie e gjësende tjera, si dhe kanë shkaktuar disa dëme nëpër shtëpi.
Rasti është duke u hetuar.
“Druar, Vushtrri 05.02.2024-16:10. Ankuesi kosovar ka raportuar se (pasi është kthyer nga Perëndimi), ka vërejtur se persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, aty kanë vjedhur orendi shtëpiake dhe pajisje amvisërie e gjësende tjera, si dhe kanë shkaktuar disa dëme nëpër shtëpi. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.