Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dikush “po punon shumë për të bërë presion mbi popullin serb”.
Vuçiq për “TV Happy” ka thënë se ka siguruar “raporte të ministrive të jashtme të dy vendeve në të cilat është thënë se Serbia është problemi pasi nuk e njeh Kosovën”.
“Pyetja kryesore është se çfarë mund të bëjmë në këto rrethana. Ajo që të gjithë e kanë vënë re është se unë nuk pretendoj të jem naiv se nuk e di se, po, i dëgjojmë kur flasim për shtyrje sepse gjoja është normale. Ata thonë se Serbia është problem, pasi nuk e njeh Kosovën, sepse është tolerante ndaj Dodikut. Gjithçka ka synim që të shkatërrojë pozitën e Serbisë në Kosovë e M. Kurti nxitohet për shumë arsye”.
Vuçiq ka thënë se “dinari është valuta e vetme e ligjshme në Kosovë e M., atyre nuk u intereson fare kjo”.
“Të huajt besojnë se Kosova është shtet i pavarur dhe se mund të bëjnë çfarë të duan, dhe nëse është kështu, pse atëherë po ekziston dialogu, pse po flasim. Kam ardhur deri te disa dokumente të dy ministrive të jashtme në të cilat shkruhet se Serbia është problem sepse nuk e njeh Kosovën, sepse është tolerante ndaj Dodikut dhe sepse mediat ruse mund të na drejtohen”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka folur edhe për “fushatë që po bëhet për ta shkatërruar Serbinë”.
Ka përmendur tekstet e fundit të publikuara për të në “The Guardian”, “Bild” dhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Ka thënë se po bëhet një “luftë hibride” ndaj Serbisë.
“Keni edhe media në Kosovë e M. të paguara nga Perëndimi që të kriminalizojnë serbët. Kështu bëhet një luftë hibride kundër një vendi. Sado që t’i kapni duke gënjyer, ata vazhdojnë të tyren, me vetëm një qëllim – shkatërrimin e vendit tonë dhe dhënien e pavarësisë të së ashtuquajturës Kosovë. Kur ndani njerëzit nga 18 deri 29 vjet, mbi 40 për qind janë për. Nga 39 për qind që janë kundër, 54 për qind mendojnë se Serbia nuk po bën sa duhet dhe se është dashur të punojë më shumë për çështjen e Kosovës. Shikoni këto paradokse. Dhe ne po e shtyjmë dhe mbrojmë vendin tonë sa më shumë që të jetë e mundur. E kemi të qartë se Kurti po bën spastrim etnik të hapur. Nuk besoj se do të na miratohet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, po presim përgjigje për disa ditë”.
Vuçiq ka thënë se “po bëhet armatosja e shqiptarëve”.
“Armatosja e shqiptarëve po bëhet tashmë, më së shumti përdorin Turqinë, çarmatimin e serbëve e kriminalizimin. Duhet të keni ‘këlysh’ që të shkatërrojnë vendin nga brenda, ke shqiptarët që e bëjnë këtë, por duhet të keni edhe serbë që flasin gjërat më të këqija. Mediat botërore që gënjejnë me ditë se si do të sulmojmë dikë dhe se si manipulojmë zgjedhjet. Shikoni sa më të azhurnuara janë listat tona zgjedhore krahasuar me disa vende tjera. Ju keni një zjarr artilerie, po luftoni për çdo ditë me Vuçiqin. Ata po më sulmojnë mua sepse unë e ruaj dhe e mbroj Serbinë”.
Vuçiqi ka folur edhe për sulmin terrorist në Banjskë dhe ka thënë se përgjegjësit do të ndiqen penalisht.
“Kam pasur takime me ta për tre net, kanë qenë Radoiçiq, Simiq dhe dhjetëra tjerë. Më thonë në sy se nuk u besojnë amerikanëve e evropianëve, e unë u thash se duhet t’u besojnë atyre sepse nuk kemi kujt tjetër, pasi ata janë në terren. Ata me nënshkrim më garantuan se shqiptarët nuk do të arrestojnë askënd që ishte në barrikada. Dhe kur firmosën, tre muaj më vonë nisën arrestimet. Mund të imagjinoni dhimbjen”, tha Vuçiq dhe pyeti nëse “Serbia do të kalojë si Houthit”.
“Edhe kur kam qenë nën presionin më të madh, nuk kam pështyrë në fytyrën e shtetit. Më thanë se do të bjerë koka shkaku i Banjskës. Po le të më bjerë, por ajo kokë vlen diçka. Për mua është me rëndësi që Serbia të mos vuajë e të mos ketë sanksione”.
Vuçiq ka thënë se “amerikanët kanë qenë më të drejtë se evropianët” sa i përket çështjes së dinarit.
Ai tha se evropianët e amerikanët nuk duan destabilitet në këtë moment dhe se Kurti është i nxituar për shumë arsye.
“Ai ka një këshilltar për të cilin jam i sigurt se do të flitet shumë në ditët në vijim, nga Britania e Madhe, gjerman me mbiemër, familja e të cilit ka vuajtur rëndë në Kosovë dhe që e udhëzon drejt prej atyre zgjidhjeve”.