Graciano Tagani ka vetëm pak ditë që i është bashkuar banorëve të spektaklit televiziv “BBVA3”, ku e kemi parë shumë aktiv në lojë, të përfshirë në debate e diskutime të ndryshme.
Në vetëm pak ditë ai ka arritur të sigurojë dhe fansa e mbështetës, por ajo që i qëndron gjithmonë në krahë është partnerja e tij, Argjira Spanca.
Siç tashmë e dimë, Spanca menaxhon rrjetet e tij sociale si një ndjekëse e mirë e formatit. Së fundmi ajo ka komentuar edhe sfidën e kërcimit të vendosur nga ‘Vëllai i Madh’ ku koreograf i grupit të tij është vetë Graciano.
Në fund të performancës ai ka inskenuar një puthje në buzë me Eglën, gjë që Spanca duket se nuk e ka aspak problem, përderisa e gjitha është në kuadër të lojës, siç edhe është shprehur më herët.
Në një postim në “Instastory” ajo i uron fitore, Gracianos në këtë sfidë.