Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.
Xhudisti kosovar në përballjen për medaljen e bronztë mposhti xhudistin nga Taxhikistani, Behruzi Khojazoda,
Akili medaljen e bronztë e fitoi në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Për të siguruar podiumin, xhudisti nga Peja fitoi pesë përballje në kategorinë e tij.
Akil Gjakova arkëtoi edhe 700 pikë olimpike për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.