Këshilli Drejtues i PDK-së ka nisur mbledhjen, po diskutohet për “mobilizimin për zgjedhje” dhe Asociacionin

Ka filluar të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës ku do të diskutohet për “mobilizimin e të gjitha strukturave për zgjedhje nacionale” dhe për draft-statutin e Asociacionit.

Siç u bë e ditur partia “po diskuton për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale, për të rikthyer besimin e qytetarëve me një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë”.

PDK po ashtu do të flasë edhe rreth çështjes së draft-statutit të Asociacionit, për të cilin kjo parti thotë se që “Qeveria Kurti ia ka sjellë vendit një dëm të madh, duke e pranuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që përmban kompetenca të qarta ekzekutive”.

Sipas PDK-së, ky draft-statut “prish karakterin unitar të shtetit tonë dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta mbështesë një propozim të tillë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *