Reperi i njohur shqiptar, Bardhi, dhe modelja Sara Gjordeni, duket se gjithnjë e më shumë po afrohen me njëri-tjetrin.
Dyshja, ndonëse ende nuk e kanë bërë hapin e madh për të qenë çift, ndjehen mirë teksa qëndrojnë shumicën e kohës bashkë.
Së fundmi, Sara dhe Bardhi kanë qëndruar në dhomën e ndenjës, ku janë përqafuar dhe ledhatuar me njëri-tjetrin në divan.
Kjo ndodhi pak para se të niste loja në çifte, ku banorët e zgjedhur nga vëllai i madh duhej të lidheshin me najllon, dhe të endeshin bashkërisht në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.