Nëpërmjet një hulumtimi ekskluziv nga Gazeta Neutral, u zbulua se në ordinancën “Dent Line” një punëtore, Gentiana Musa, kryen detyrën e doktoreshës pa licencë zyrtare nga institucionet shëndetësore të Kosovës.
Gazeta Neutral ka pyetur Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me rastin dhe deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.
Leja dhe licencimi bëhet nga Bordi për Regjistrim dhe Licencim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe monitorohet nga Inspektorati Shëndetësor.
Në bazë të Udhëzimit Administrativ, institucionet shëndetësore që kanë të punësuar profesionistë shëndetësorë pa licencë gjobiten mijëra euro.
Mjeku ose ndonjë profesionist tjetër shëndetësor që punon pa licencë mund të po ashtu me mijëra euro.
Në Inspektoratin Shëndetësor punojnë gjithsejtë 13 zyrtarë: kryeinspektori, asistenti ekzekutiv, zyrtari i arkivit dhe dhjetë inspektorë shëndetësorë.
Kosova, viteve të fundit, është duke u përballur me mungesë mjekësh dhe infermierësh, pasi një numër i tyre ka migruar kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje profesionistëve të fushave të ndryshme mjekësore në mesin e mërgatës shqiptare, që të angazhohen dhe punojnë në institucionet shëndetësore publike të Kosovës.