Sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në dy fshatra të Pejës dhe Istogut, në një përpjekje për të mbyllur strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.
Në lidhje me këtë ka reaguar Lista Serbe, e cila e ka quajtur këtë aksion policor si “pushtim brutal”.
Në komunikatën e tyre, Lista Serbe ka pretenduar se “regjimi i Kurtit”, siç i referohen Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, dëshiron largimin e serbëve nga Kosova.
“Me pushtimin brutal të forcave speciale të armatosura nga dhjetë në dhëmbë në fshatrat paqësore serbe, regjimi i Kurtit kryen spastrim etnik të mjediseve serbe në Kosovë, ndërkohë që Bashkimi Evropian hesht dhe KFOR-i nuk po reagon në asnjë mënyrë edhe pse e ka obligim mbrojnë paqen, sigurinë dhe lirinë për të gjithë qytetarët pa dallim kombësie.” – ka shkruar ndër të tjera Lista Serbe.