Reperi nga Shqipëria, Cleviol Ahmeti – Cllevio, mbrëmë pas mesnatës është liruar nga burgu, ku ndodhej për më shumë se një muaj.
Ai u arrestua pasi theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’, ndërsa u përfshi në një përleshje me rap-artistin e njohur, Noizy.
Pas lirimit nga burgu, krijuesi i hitit “Paridi” ka folur për sherrin e tyre dhe ka theksuar se nuk i ka pëlqyer veprimi i Rigelsit, që bëri publike pamjet e rrahjes në rrjete sociale.
Nga ana tjetër, në këtë është i përfshirë edhe Stresi, me të cilin Cllevio ka pasur një shoqëri shumë të mirë që nga fëmijëria, por që marrëdhënia e tyre ka ndryshuar pas pajtimit të Arkimedit me Noizyn.
Kjo ka bërë që Cllevio të përmend një video, ku thekson që ylli i OTR ka një video të ruajtur në cilën e ka rrahur Stresin.
“E ke gjuajtur te Pallati i Kongresit, që ia ke nxirë syrin e që e ke filmuar, çfarë të thotë Arkimedi aty. Pse se tregon ti”, thotë ai.