Dritës së Gjilanit në këtë afat kalimtar të Janarit ju larguan dy futbollistë.
Yjet e skuadrës, Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu, karrierën e tyre do ta vazhdojnë në Ukrainë.
Ata do të jenë anëtarë të skuadrës LNZ Cherkasy.
Kjo skuadër aktualisht është në pozitën e 10-të dhe i ka grumbulluar 20 pikë në Premier Leaguen ukainase.
Raportohet se ekipi kosovar i ka përfituar diku 400 mijë euro.