Afera e “53-milionëshit”: Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim

Me tre vjet e tetë muaj burgim është dënuar ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Lekaj është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Aktgjykimin e ka shpallur sot Gjykata Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale e akuzoi Lekajn dhe tre të tjerë në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”.

Qeveria e Kosovës i kishte paguar 53 milionë eurot kompanisë amerikane për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Secili veç e veç akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *