Hulumtuesit kanë kryer një studim nëse ka një lidhje mes sulmeve të migrenës dhe faktorëve të tillë si cilësia e gjumit, nivelet e energjisë dhe cilësia e humorit.
Shkencëtarët pranuan se studimet e mëparshme treguan tashmë një lidhje midis gjumit të dobët dhe rritjes së rrezikut të një sulmi të migrenës, shkruan MNT.
Pjesëmarrësit e studimit regjistruan shënime të shumta elektronike ditore në lidhje me disponimin e tyre dhe nivelet e energjisë, si dhe regjistrimin e gjumit dhe cilësinë e perceptuar të gjumit.
Njerëzit që mendonin se cilësia e tyre e gjumit ishte më e ulët, përjetuan një shans 22 për qind më të lartë për të pasur migrenë mëngjesin tjetër. Megjithatë, kjo nuk ndikoi në shanset për dhimbje koke në pasdite dhe në mbrëmje.