Dy këngëtaret simpatike, Remzie Osmani dhe Monika Salihu, kanë sjellë një frymë të re në skenën muzikore me bashkimin e tyre për një duet emocionues.
Me një postim të ngrohtë në rrjetet sociale, Monika Salihu ka shpallur me krenari bashkëpunimin e saj me “bilbilin e shqiptarisë”, siç e ka quajtur Remzie Osmanin. “Qika e nanes vet” është titulli i këngës së tyre të re, një pjesë që premtonte të ishte një zjarr i vërtetë, shkruan Gazeta Neutral.
Kënga është publikuar sot në ora 18:00 dhe ka shpërthyer në skenën muzikore me një energji të zjarrtë dhe interpretim të shkëlqyer nga këngëtaret e njohura.
Fansat janë duke shprehur një entuziazëm të madh për këtë bashkim artistik dhe janë duke komentuar se kënga është një zjarr fare që po shndërrohet në një hit të padiskutueshëm