Këto janë vendet ku lënia e bakshishit konsiderohet fyerje

Lënia e bakshisheve është një shenjë e mirësjelljes në shumë vende të botës, një tregues që ju vlerësoni përpjekjet që ka bërë shoferi i taksisë, kamarieri ose një punonjës tjetër për t’u kujdesur për ju.

Megjithatë, ky veprim mund të jetë një fushë e minuar e mirësjelljes gjatë udhëtimit në disa shtete. Për ju që e urreni të paguani diçka ekstra për shërbimin në fund të faturës, ne ju sugjerojmë të vizitoni këto 3 shtete.

Është një shuplakë në fytyrë të japësh një bakshish në Japoni, ku norma kulturore është të ndihesh shumë krenar për punën tënde. Punonjësit e mbajnë veten në një standard shumë të lartë kur ofrojnë një shërbim: nuk nevojitet shpërblim për t’u ndjerë i vlerësuar. Ofrimi i një bakshishi sugjeron që ju nuk mendoni se punëdhënësi e njeh vlerën e tyre, kështu që nuk i paguan mjaftueshëm.

Kinë

Këtu, gjithçka është e ndaluar. Lënia e një bakshishi dikur ishte e ndaluar në Kinë – për dekada, lënia e bakshishit konsiderohej ryshfet. Deri më sot, në pjesën më të madhe të vendit konsiderohet një fyerje personale për stafin e restoranteve ose hotelierët nëse u lini atyre një shpërblim. Përjashtim bëjnë guidat turistike ose shoferët e autobusëve turistikë, ku ju mund t’u jepni atyre ca para shtesë pa shkaktuar ofendime.

Korea e Jugut

Ashtu si Japonia dhe Kina, bakshishi konsiderohet krejtësisht i pasjellshëm në Korenë e Jugut. Një përpjekje për të lënë një shpërblim mund të refuzohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *