Kryetari i Komunës së Skenderaj, Fadil Nura në një prononcim për Insajderin, ka folur për vrasjen që ka ndodhur në Baks të Skënderajt.
Nura tha për Insajderin se familjet nuk kanë pasur ndonjë problem në mes vete më herët dhe se e gjitha ndodhi nga një zënkë e çastit.
”Për aq sa i njoh dy familjet, kanë qenë familje të mira nuk kanë pas telashe paraprake, në bazë të informatave që kemi e gjitha ndodhi nga një zënkë e çastit e cila përfundoj me fatalitet”, tha Nura.