Katër banorët e BBV3 të nominuar për këtë javë kanë qenë vajza: Sara, Ledjona, Ilnisa dhe Roza, ku në “Prime-n” e sotme njëra prej tyre do lerë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Olta Gixhari ka komentuar në Instagram këtë nominim dhe shpreh hapur se cilën nga vajzat pëlqen.
Sipas saj, nuk është dakord, që vajzat janë hedhur në krahët e djemve dhe nuk kanë aspak besim në vete për të përballur këtë sfidë të vetme. E vetmja vajzë që nuk e ka bërë këtë gjë është Ledjona, e cila sipas Oltës është një shembull në atë shtëpi.
“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme. Ndrysge nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën”, shkruan Olta.