Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një konflikt mes disa personave, ku nga kjo mbeti i lënduar rëndë një person.
Sipas policisë, një mosmarrëveshje ka qenë shkak i sulmimit të viktimës në Llapashticë të Epërme të Podujevës.
Viktima së pari është dërguar në emergjencën e Podujevës, për të vazhduar tretmanin mjekësor në QKUK.
“Nga viktima është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.