Është hapur fond humanitar për të ndihmuar familjen e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit që vdiq ditë më parë pasi u rrah brutalisht nga dy të mitur në Podujevë.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes, Tomë Gashi, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar edhe të dhënat e fondit për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë.
“Fondi është hapur – ta ndihmojmë familjen e Lulzim Fejzullahut! Ne foto jane te dhënat e llogarisë/fondit te hapur ne emër te Gëzim Fejzullahut, vëllait te Lulit”.
Gashi tutje ka thënë se paratë që mblidhen destinohen vetëm për vëllain dhe motrën e 18-vjeçarit, të cilët siç ka njoftuar avokati, për arsye shëndetësore, nuk mund të punojnë.
Postimi:
Fondi eshte hapur – ta ndihmojme familjen e Lulzim Fejzullahut!
Ne foto jane te dhenat e llogarise/fondit te hapur ne emer te Gezim Fejzullahut, vellait te Lulit.
Parate qe mbledhen destinohen vetem per vellain dhe motren e Lulit, te cilet, per arsye shendetesore, nuk mund te punojne.