Pak më parë është raportuar për gjuajte me armë zjarri në Jezerc gjatë ditës së djeshme ku po dyshohet se i përshirë është një polic, teksa hetimet kanë filluar.
Tashmë Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e policit, i cili dyshohet se për qejf shkrepi disa herë me armën e zjarrit.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për policin Etnik Shyti, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, i cili bashkë me një shok dhe dy vajza, të ndarë në çifte, shkuan te villa në Jezerc, në oborrin e së cilës dyshohet se kanë shtënë me armë.
Polici Shyti, sipas informacioneve të para, është paraqitur në Polici, pasi fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me miqtë e tij. Sinjali mëson se arma zyrtare me të cilën po dyshohet se u gjuajt është konfiskuar nga Policia dhe pritet që së shpejti të bëhet ekzaminimi i vendit të ngjarjes, për të mbledhur prova në lidhje me rastin.
Prokuroi i Shtetit ka autorizuar nisjen e hetimeve në drejtim të dy veprave penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës”.