Gati sa nuk kishte “krisur” boksi në një intervistë, Florian Marku zyrtarizon kundërshtarin: Do të pendohet

Florian Marku do të ndeshet në ring me Chris Kongon dhe gjithçka është vendosur. Kujtojmë se kjo dyshe pati një konfrontim në gushtin e vitit të kaluar, ku u përplasën me njëri-tjetrin te një konferencë.

Marku bën kështu realitet ëndrrën e tifozëve, që kërkonin një përballje mes të dyve pas këtyre ngjarjeve. “Do të pendohet që zgjodhi të ndeshet me mua”, ishin fjalët e para të boksierit shqiptar, që do boksojë në mars.

“Gjërat do ndryshojnë kur ne të jemi në ring. Kjo është gjëja e vetme. E mira është se ndeshja është afër . Jam i lumtur se njerëzit do të shijojnë ndeshjen, njerëzit e duan këtë ndeshje. Të uroj një trajnim pa dëmtime dhe shihemi në mars”, u shpreh Marku para boksierit kundërshtar.

Florian Marku nuk regjistron asnjë humbje në karrierë. Padyshim që kjo do jetë një përballje për të mos u humbur sepse ka filuar muaj më parë.

“Mbas konfrontimit qe kishim para kamerave para disa muajsh sot u firmos kontrata. Data dhe vendodhja”, shkruan Florian Marku te postimi i tij në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *