Egla dhe Juli janë përfshirë në debatë të ashpra gjatë kësaj jave, ku nuk kanë munguar dhe ofendimet me njëri-tjetrin, shkruan Gazeta Neutral.
“Njeri jo normal dhe e paedukuar, më çudit Romeo pasi e ka përqafu, unë kurrë nuk mbështes dhe përqafoj. Nuk merret me të mirë një person që thotë hale, pijanec, idiot, njerëzit e shohin, gjendjen e saj mendore herë pas here, unë nuk e dija që një kolege e imja për të cilën gjysma e shtëpisë paska respekt nuk e dija që do të shkonte në këtë pikë deri tek familjarët, qenka njeri me 16 fytyra, nuk dua të kem marrëdhënie me të”, tha Juli për Eglën.
“Unë kërkoj ndjesë që e përmenda, ia thashë atij, më tha do të heq brekët që të kënaqesh të më shohësh, fjalori im nuk është në lartësinë e publikut, i kërkoj ndjesë publikut që më vjen zor që më kanë dalë nga goja, por u ndjeva e fyer. Ai më tall kur jam pak delikate, sapo tha që situata ime mendore nuk i duket në rregull, i kërkoj ndjesë publikut për atë fjalor”, vazhdoi Egla.