Një burrë 65-vjeçar nga Michigani, i cili ra në një liqen të akullt, mund të falënderojë përpjekjet e qenit të tij për shpëtimin e suksesshëm.
Policia tha në një njoftim për shtyp se oficeri, Kammeron Bennetts mori një telefonatë, ku iu tha se një burrë 65-vjeçar nga Traverse City kishte rënë në liqenin Arbutus në East Bay Township.
Bennetts kishte një disk shpëtimi në veturë, por nuk mundi të arrinte njeriun fatkeq për shkak të akullit.
Por, qeni Ruby ishte në akull pranë vrimës në të cilën ra pronari i tij. Kështu, njeriu i pafat e dërgoi atë te Bennetts, i cili më pas i dha një disk shpëtimi dhe e dërgoi përsëri te pronari i saj fatkeq.
Burri mori diskun e shpëtimit nga Ruby dhe Bennetts dhe një zjarrfikës tjetër e tërhoqën atë të sigurt.
Videoja e shpëtimit është publikuar në Youtube. Burri, i cili ishte në ujë për rreth 16 minuta, u transportua në spital dhe më pas u lirua pa lëndime të rënda.