“Mbrëmë jemi taku, flasim vazhdimisht”: Alba flet për Azemin pas daljes nga BBVK2

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Alba pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, ka folur për raportin me Azemin.

Ajo ka thënë se edhe pas lojës me të njëjtin ka vetëm marrëdhënie shoqërore mjaft të mirë, ku nuk mungon komunikimi i vazhdueshëm.

“Mbrëmë jam taku me Azemin. Shumë mirë është. Kemi marrëdhënie shumë të shëndosh. Kemi kontakt. Kemi fol vazhdimisht edhe në telefon. M’vjen keq por kemi me qenë gjithmonë shok të mirë. Kaq. Azemi është një person shumë i kuptueshëm, nuk të bezdis aspak”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *