Një postim i papritur nga ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka shkaktuar një furtunë komentesh në rrjetet sociale.
Në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj, ajo shfaqet në majet e bukura të skijimit në Bulgari, duke shijuar çdo moment nën dritën e bardhë të borës.
Edhe pse veshur me rroba të skijimit, Juliana ka arritur të transmetojë një dozë të konsiderueshme sensualiteti në pozat e saj.
Me një motiv të mbishkruar nën fotografi, ” Për të vlerësuar bukurinë e një floke bore është e nevojshme të dallohet në të ftohtë“ ajo përcjell një mesazh të thellë mbi bukurinë e momenteve të ftohta, shkruan Gazeta Neutral.
Këto pamje kanë shkaktuar një reagim të fuqishëm nga ndjekësit, të cilët kanë lëvruar për shkëlqimin e bukurisë së natyrës dhe stilit të shkëlqyeshëm të Juliana në këtë stacion skijimi të njohur.
Ky postim tregon një anë të re të personalitetit të ish-banores së BBVK, duke kombinuar aventurën e sportit me një dozë të paharrueshme të sharmantizmit.