Në konak të Lulzim Hetemit,katër kryetarët e komunave veriore bëhen bashkë

Katër kryetarët e komunave veriore, për të cilët është nënshkruar peticioni për shkarkim, janë bërë bashkë në një takim.

Në fakt, bashkë me ta në takim ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, transmeton lajmi.net.

Sipas Izmir Zeqirit, kryetar i komunës së Zubin Potokut, në këtë takim është folur për sfidat dhe problemet që i preokupojnë komunat.

“Ishte nderë dhe kënaqësi të jemi së bashku me zv Ministrin e MAPL. z Arbër Vokrrin dhe kryetarët e komunave Veriore z Erden Atiq Ilir Peci dhe une Izmir Zeqiri musafir te krytari i komunes së Leposaviqit z Lulzim Hetemi ku patëm rastin të bisedojm për të gjitha sfidat dhe  problemet që na preokupojn”, ka shkruar Zeqiri në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *