Reagon Dafina Zeqiri ndaj vrasjes së18 vjeçarit

Vdekja e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut, tronditi vendin. I riu që ndërroi jetë të shtunën, përfundoi në QKUK para disa ditësh, pasi u rrah brutalisht nga disa të mitur. Për këtë krim makabër, dy persona tashmë ndodhen nën masën e paraburgimit, teksa po hetohet në zbulimin e rrethanave dhe motivit që çoi deri te ky konflikt që përfundoi tragjikisht.

Dy të dyshuarit që ndodhen prapa grilave për këtë rast janë E.Kadriu (16-vjeçar) dhe A.Abdullahu (17-vjeçar).

Për këtë rast të rëndë ka reaguar edhe disa nga fytyrat e njohura të showbizz-it, e fundit e cila ka reaguar për këtë ngjarje ka qenë këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.

Lidhur me këtë rast tragjik ka reaguar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila përmes një shkrimi në rrjetin social “Instagram” për Lulzim Fejzullahun mbi fotografinë e të cilit ka vendosur emojin e një “engjulli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *