Një depo në veri të Mitrovicës ka qenë cak i një bastisjeje nga Policia e Kosovës.
Policia në aksion është shoqëruar nga zyrtarë doganorë dhe nga Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale.
Për rastin ka folur Veton Elshani, zv. Drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut.
“Pas verifikimit të kësaj depoje del se nuk ka punë për doganë, malli është i regjistruar, por aty ka mall që duhet të shkatërrohet dhe tash AKPPM në bashkëpunim me spitalin rajonal të Mitrovica Veri vendosin”, tha Elshani për Gazetën Sinjali.