Aktorja latine, Sofia Vergara, ka dhënë detaje të reja rreth divorcit me ish burrin e saj, Joe Manganiello.
Në një intervistë të re për gazetën spanjolle El Pais, ajo tregoi se problemi qëndronte te mosmarrëveshjet kur bëhej fjalë për zgjerimin e familjes së tyre.
Ajo tha se qëndrimet e ndryshme çuan në ndarjen e tyre.
“Martesa ime u prish sepse burri im ishte më i ri, ai donte të kishte fëmijë dhe unë nuk doja të isha një nënë e vjetër”, shpjegoi ylli i Griselda.
“Mendoj se nuk është e drejtë për fëmijën. Unë e respektoj këdo që e bën këtë, por kjo nuk është më për mua”.
Vergara, e cila e ka një djalë, Manolo, me ish-burrin Joe Gonzalez, tha se: “Unë pata një djalë në moshën 19 vjeç, i cili tani është 32 vjeç dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë. Kështu që, nëse dashuria vjen, ai duhet të vijë me fëmijët [e tij]”.