U lëndua me Kosovën, Mallorca fiton rreth 1,5 milionë euro kompensim nga Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është rikthyer në fushë për të luajtur pas dy muajve që mbeti i lënduar.

Sulmuesi kosovar u lëndua në ndeshjen me Përfaqësuesen e Kosovës ndaj Izraelit në fitoren 1-0 të Dardanëve ku edhe asistoi për golin e shënuar nga Milot Rashica.

Megjithatë lëndimi me Dardanët i kushtoi shumë Muriqit, pasi prizrenasi ka humbur plot 11 ndeshje me fanellën e Mallorcas mes kampionatit dhe Kupës së Spanjës.

E duke marrë parasysh se Muriqi qëndroi jashtë fushave për 73 ditë si i lënduar, Mallorca ka fituar një shumë të majme të parave si kompensim nga lëndimi i sulmuesit kosovar.

Marca ka njoftuar se FIFA do ta kompensojnë Mallorcën për këtë lëndim me shumën prej 1,376,716 milionë euro.

Sipas rregullores së FIFA-s, nëse lojtari lëndohet te Kombëtarja dhe mungon mbi 28 ditë te klubi i tij, atëherë shtëpia më e madhe e futbollit botëror e kompenson klubin e dëmtuar me nga 20,548 euro për çdo ditë që mungon futbollisti.

Kësisoj pa llogarit ditën e lëndimit deri në rikthimin në fushë, janë plot 67 ditë jo aktivitet për Vedat Muriqin dhe Mallorca do të fitoj rreth 1,5 milionë euro nga mungesa e Vedat Muriqit.

Gjithsesi sulmuesi kosovar u rikthye nga lëndimi këtë fundjavë ku luajti për 10 minuta në barazimin që Mallorca mori në udhëtim te Villarreali 1-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *