Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 24-vjeçari shqiptar në Itali ditën e sotme. Mediat italiane bëjnë me dije se orës 11.20 të mëngjesit të sotëm një i ri shqiptar është përplasur nga një tren në linjën hekurudhore Verona-Padova pranë Caldiero.Shqiptari është përplasur nga treni teksa tentonte të kalonte shinat.
Trafiku hekurudhor është pezulluar në Caldiero për të lejuar autoritetet kompetente të hetojnë shkaqet e aksidentit.