Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person, teksa kanë mbetur të plagosur edhe dy të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve nga Emergjenca personi që ka mbetur i vrarë nga fqinji i tij, është Besim Musliu.
Musliu dyshohet se është qëlluar me kallashnikov pas shpine nga fqinji i tij.
Përveç Musliut, nga ky rast kanë mbetur edhe dy persona të plagosur.
Të njëjtit janë dërguar tashmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas informatave të para, njëri nga të plagosurit është vet i dyshuari për këtë rast.
Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dushkaj në afërsi të xhamisë së fshatit, ku një mosmarrëveshje përfundoi tragjikisht, pasi i dyshuari gjuajti në drejtim të të ndjerit.