Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes së një gazetari në Shkup për sjelljen e institucioneve serbe ndaj politikanit serb, Nikola Sanduloviq, i cili u arrestua dhe u keqtrajtua pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Fillimisht gazetarin deshi ta largonte një nga truprojet e Vuçiqit.
“Jo, jo. Pa fotografi!”, i tha ai gazetarit.
“Jemi media”, i tha gazetari shqiptar, Furkan Saliu.
“Është OK, por jo tani”, i tha truproja.
“Z. Vuçiq, përse nuk e mbajtët konferencën e përbashkët sot?”, vazhdoi me pyetjen gazetari.
“Nuk ju kuptoj”, i tha Vuçiqi.
“Përse nuk u mbajt konferenca e pëbrashkët?”, pyeti sërish gazetari.
“Ku ta dijë unë. Pyetni organizatorin”, ia ktheu Vuçiqi.
Më pas, gazetari shqiptar e pyeti për Sanduloviqin.
“Përse kështu silleni me Sanduloviqin?”, i tha ai.
Në këtë moment, Vuçiq u fut në veturë, duke thënë: “Ju duhet të mësoni të silleni më mirë”.
Këtu mund ta ndiqni videon: VIDEO