Messi nuk hyn as në Top 200 lojtarët më të vlefshëm e Ronaldo as në Top-500

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo konsiderohen si dy prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Ylli argjentinas dhe ai portugez kanë fituar gjithçka me ekipet dhe me Kombëtaret e tyre.

Gjithashtu, janë treguar legjendarë edhe në nivelin individual, duke thyer rekorde të shumta.

Rivaliteti mes tyre konsiderohet si më i madhi i parë ndonjëherë në futboll.

Ata madje e kanë pranuar vetë se janë motivuar më shumë nga njëri-tjetri, pasi kishin inat sportiv dhe pozitiv, prandaj edhe dëshironin të arrinin më shumë.

Fatkeqësisht, që të dy po shkojnë drejt fundit të karrierave të lavdishme.

Leo Messi falë formës së jashtëzakonshme e kishte fituar Topin e Artë plot 8 herë, ndërsa në vitin 2022 e realizoi ëndrrën jetësore për t’u shpallur kampion i botës me Argjentinën.

Në kohën kur ishte në formën optimale, klubet tjera s’kishin gjasa ta transferonin atë pasi Barcelona e konsideronte si të pa-shitshëm.

Nëse kthehemi prapa në vitin 2018, vlera maksimale e Messit në treg ishte 180 milionë euro.

Këtë vlerësim e kishte bërë faqja e specializuar për vlerën e lojtarëve, “Transfermarkt”, në përditësimet e saj më 1 janar dhe më 30 maj të atij viti.

Kjo kishte bërë që ai të bëhej lojtari më i shtrenjtë absolutisht në treg në atë kohë.

Por tash, ndonëse u zgjodh së fundmi “Futbollisti i Vitit” i FIFA-s, vlera e kartonit të Messit në treg ka rënë dukshëm, shkruan Gazeta Neutral.

Gjithnjë sipas “Transfermarkt”, 36 vjeçari tash “peshon” 35 milionë euro.

Me këtë rast, sulmuesi i Inter Miamit, i cili e pati një eksperiencë dëshpëruese në Paris Saint-Germain, radhitet në vendin e 235-të në botë në renditjen e lojtarëve më me vlerë në botë.

Ndërkohë, rivali i tij i përbetuar ka pësuar rënie edhe më të madhe.

Ronaldo, i cili në muajin e ardhshëm do t’i mbushë 39 vjet, kulmin e vlerës e kishte arritur në vitet 2014, 2015 e 2018, kur kartoni i tij vlerësohej 120 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *