Reshjet e borës në vikend kanë ndikuar në formimin e ngricave në kryeqytet. Qytetarët janë shprehur të pakënaqur me mirëmbajtjen, shkruan Insajderi.
Kjo vërehet nga ankesa e tyre në grupin “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, ku mes tjerash ironizohet duke thënë “Prishtinë e dashur, sa e vështirë është të përdoret pak krip”, teksa në fotografi shihet një grua e moshuar me bastun, e cili shihet se ka hasur në vështirësi për të kaluar.