Gazetari dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka reaguar ndaj vrasjes së 18-vjecarit, Lulzim Fejzullahu nga dy të mitur duke e goditur me shkop të bejsbollit, shkruan Gazeta Neutral.
Akti i tyre barbar është duke u komentuar gjithandej në vend, madje opinioni i gjerë ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Eltion Kadriun dhe Artiol Abdullahun.
Zeka, përmes një reagimi ka thënë që model për dhunë janë Kuvendet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, një shtysë të madhe ndaj veprimeve të tilla e kanë dhënë edhe baballarët duke i komplimentuar fëmijët e tyre në rastet e dhunës.
Shkrimi i plotë:
Duke pa vrasesit e te riut ne Podujeve
Makinen e ngasin pa patent shofer. Baballaret krenohen me djemte e tyre, kur keta te fundit raportojne: Babe, i kam qi nanen njanit sot, se ma zuri rrugen. Babe, e kam ba njerin lesh, se po me shikonte shtrembt. Babe, e kam kap sot vajzen e filanit, perinati te vellaut, se e ka te poshter, e histori te ngjashme si keto.
Bravo me baben, mos na merr ftyren.
Pastaj shikoni dhunen ne parlamente te Kosoves, Shqiperise, Maqedonise. Shikoni dhunen neper ekrane…!!!!
Çfare yrrneku-modeli kemi perpos dhunes?!!!