Eltion Kadriu, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut nga Podujeva

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçar nga Podujeva, ka vdekur dje në QKUK pasi u rrah brutalisht në qytetin e tij disa ditë më parë, raporton Gazeta Neutral.

Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se dy të dyshuarit që ndodhen prapa grilave për këtë rast janë Elion Kadriu (16-vjeçar) dhe A.Abdullahu (17-vjeçar).

Për ngjarjen tragjike ka rrëfyer axha i Lulzimit, i cili tha se nipi i tij u ndoq e u shtyp me veturë e më pas u rrah me shkopinj bejsbolli.

Unë jam axha i tij. Lulzimi si 18 vjeçar ka qenë puntorë, ka qenë jetim. Pa dy prindtë. Prej dorës kriminele shqiptare. Maspari e kanë ndjek me kerr, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me stupca bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha axha i Lulzimit.

Pas rastit, motra e të ndjerit ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e vëllait të saj në mënyrë tragjike.

“Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoj, kurrë dritë me sy mos pafshin”, ka thënë ajo.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *