“Sapo mora vesh që ajo ka një shqetësim….”, Drini Zeqo tregon arsyen pse ndërpreu aventurën në BBVA

Pas vetëm pesë ditësh qëndrimi në Big Brother VIP Albania 3, Drini Zeqo është detyruar të largohet për shkak të një urgjence familjare.

Zeqo sonte në prime tregoi se arsyeja ishte motra e tij, e cila vuan nga një problem i shëndetit mendor.

Gazetari tha se motra e tij është dashuria ime më e madhe në jetë.

Jetojë në një familje me një motër, ajo është dashuria ime më e madhe në jetë. Ndonjëherë nuk mjafton të duash, dashuria jepet duke u ngritur mbi vetën.”

Duke qenë pranë saj në një moment të vështirë që ajo është duke kaluar dhe ka vite që është duke luftuar, duke bërë një betejë të përbashkët me të“.

Sapo mora vesh që ajo ka një shqetësim, vendosa të ndërpresë menjëherë garën. Ajo vuan nga një problem i shëndet mendor“, tha Zeqo. /Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *