Ekskluzive: Sulmohet nga hakerat Kuvendi i Shqipërisë – DOKUMENT

Kuvendi i Shqipërisë, është sërish cak i hakerave të cilët kësaj radhe kanë depërtuar në serverin e Kuvendit, raporton ekskluzivisht, Gazeta Neutral.

Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Neutral, shihet se hakerat kanë marrë nën kontroll të gjithë serverin e institucionit më të rëndësishëm të Shqipërisë.

Deri tani, nuk dihet se cili grup i hakerave ka kryer sulmin kibernetik, derisa në të kaluarën disa grupe janë shfaqur publikisht duke pranuar sulmin e kryer.

Kutjojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, ueb-faqja e Kuvendit të Shqipërisë ishte sulmuar nga grupi i hakerave “Homeland Justice”, të cilët e kishin pranuar se kanë kryer aktin.

Kuvendi i Shqipërisë kishte bërë të ditur se sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

“Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave. Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë. Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhej në njoftimin e Kuvendit.

/GazetaNeutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *