Një person tenton ta lëndojë vetën tek Liqeni i Livoçit, Policia po përpiqet ta bind të zbres nga diga

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se sot rreth orës 19:40 kanë pranuar informacionin se një burrë rreth moshës 40 vjeçare po tenton ta lëndojë veten duke hipur në murin e pendës së liqenit të Livoçit.

Hashani tha se janë angazhuar njësitet relevante, zjarrfikësit, prokurori dhe psikologu nga spitali regjional.

Të gjitha këto njësite janë duke u angazhuar në vendin e ngjarjes dhe po provojnë të bindin këtë person të largohet nga muri i pendës.

 “Ju njoftojmë se më datën 19.01.2024, rreth orës 19:40, kemi pranuar një informatë se te penda e  fshatit Livoq i epërme është një person Mashkull/Kosovar/Shqiptarë, rreth moshës 40 vjeç duke tentuar të lëndoj veten i cili ka hyp në murin e pendës dhe është duke qëndruar aty. Me pranimin e informatës, janë angazhuar të gjitha njësitet relevante, njësiti zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, prokuroi dhe  psikolog nga spitali regjional. Deri në këto momente të gjitha këto njësite janë të angazhuar në vendin e ngjarjes duke provuar që të bindin personin që të largohet nga muri i pendës”, ka thënë Hashani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *