Rreziku nga qentë endacakë vazhdon të jetë prezent në kryeqytet dhe jo vetëm.
Nga sulmi i tyre ka pësuar së fundi një grua në rrugën ‘Vellusha’ në Prishtinë.
Djali i saj ka postuar në rrjete sociale, teksa ka publikuar edhe pamje nga lëndimet që mori nëna e tij.
“Sot, një qen endacak e paska kafshu nanën teme në zemër të qytetit, më saktësisht në rrugën Vellusha, Prishtinë.
“Falenderoj kryetarin Perparim Rama dhe Kryeqyteti Prishtina për punën dhe angazhimin e tyre”, shkroi ai.