Një pasagjer 55- vjeçar në një linje ajrore amerikane dyshohet se ka kafshuar një stjuardesë gjatë fluturimit, duke detyruar aeroplanin të kthehej në Tokio.
Fluturimi ANA 181 u nis nga Aeroporti Haneda i Tokios, por u rikthye pas një ore aty edhe pse destinacion kishte Seattlen.
Pasagjeri është arrestuar kur aeroplani aterroi.
Stjuardesa pësoi lëndime të lehta.
Nuk është rasti i parë i kafshimit të supozuar në ajër. Në vitin 2022, dy pasagjerëve iu dhanë gjoba të mëdha për goditjen dhe kafshimin e ekuipazhit dhe pasagjerëve të tjerë në fluturime të veçanta me kompanitë amerikane American Airlines dhe Delta Air Lines, shkruan Gazeta Neutral.