Rënia e kulmit të objektit të Komunës: Vetëvendosje kërkon dorëheqje

Zyrtari i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli ka kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve përgjegjes të Komunës së Prishtinës, për shkak të rënies së kulmit të objektit të komunës.

“Drejtoria e cila e ka nënshkruar këtë kontratë, menaxheri mbikqyrës i kësaj kontrate duhet të japin përgjegjsi për atë që ka ndodh dje”, ka shkruar.

Postimi i plotë:

Nga 386.000 euro sa është vlera e kontratës për rinovimin e kulmit në objektin e komunës së Prishtinës, deri tani kompania fituese është paguar në shumë prej 117.000 euro.

Drejtoria e cila e ka nënshkruar këtë kontratë, menaxheri mbikqyrës i kësaj kontrate duhet të japin përgjegjsi për atë që ka ndodh dje.

Më e pakta është dorëheqja morale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *