Barcelona plotëson ëndrrën e tifozes së vogël, e marrin në zhveshtore dhe i japin një fanellë

Skuadra e Barcelonës arriti të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Spanjës, pasi mposhti 1:3 ekipin nga Liga e Tretë, Unionistas.

Pas ndeshjes, Ferran Torres, i cili realizoi golin e parë gëzoi një tifoze të vogël e cila vuan nga një sëmundje.

Sulmuesi spanjoll iu afrua asaj që ishte në tribuna dhe ia dha fanellën e tij, që sigurisht ishte dhuratë e bukur për vajzën.

Klubi i Barcelonës plotësoi edhe ëndrrën e saj, duke e futur në dhomat e zhveshjes dhe duke i dhënë përkrahje të jashtëzakonshme vajzës në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *