Monika Salihu tregon se si e dinte kur duhej t’i falte pesë vaktet, pasi nuk kishte orë në Big Brother VIP Kosova

Monika Salihu, ka ndarë së fundmi me publikun një pjesë të përvojës së saj personale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Në një intervistë të sinqertë për ‘Artistët Shqiptarë’, interpretuesja e hitit “Çika e boksiertit” u pyet rreth sfidës së faljes së Namazit pa pasur orë si udhëzim.

“Fillimisht, duhet të kesh nijetin e mirë dhe të qartë,” shpjegoi ajo, “e dyta, Zoti e kupton situatën tonë që s’mund të kemi orë brenda shtëpisë. Përherë jam përpjekur të dalë jashtë, që ta dëgjoj ezanin (thirrjen për falje) nga xhamia më e afërt”, tha Monika.

Tutje, ajo zbuloi se banorët e tjerë gjithashtu e kanë ndihmuar, duke i bërë të ditur se ishte koha për falje, sidomos në momentet kur ajo nuk mund ta dëgjonte ezanin nga brenda shtëpisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *